Faqja Kryesore
N J O F T I M
13/06/2013
Njoftojme te gjithe qytetaret e qytetit Bajram Curri dhe komunat e tjera te rrethit te Tropojes se diten e shtune me date 15.06.2013 ne oren 09:00 ne qytetin tone vjen Kryeministri i Kombit Shqipetar Prof.Dr. Sali Berisha !Ftojme te gjithe Tropojen dhe Tropojanet kudo qe jane por edhe te gjithe mbeshtetesit e Prof.Dr. Sali Berisha kudo qe ndodhen, ta presim ashtu siç e kemi zakon me mbeshtetje te fuqishme per birin tone.Pra dhe nje here te gjithe ne sheshin "Azem Hajdari" per te pritur me nje feste madheshtore Kryeministrin tone Prof.Dr. Sali Berisha. Me shume respekt njofton per ju Administrata e Bashkise Bajram Curri.
Aktivitete per 7 Marsin.
07/03/2013
Sot ne qytetin e Bajram Currit ashtu si ne gjithe shqiperine, u festua 7-Marsi festa e mesuesve. Me kete rast u organizuan aktivitete te ndryshme si nga Qendra Kulturore e Femijeve, 3 shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazi "Asim Vokshi", gjithashtu pati aktivitete edhe nga grupe te ndryshme ne rang klasash qe gjalleruan ndjeshem qytetin tone.Vlen per tu pershendetur ne menyre te veçante organizimi qe ka bere per kete feste shkolla 9-vjeçare "Ali Podrimja" ne bashkepunim me QKF-ne. Festimet kulmuan me aktivitetin e madh te organizuar nga Zyra Arsimore e rrethit Tropoje ne bashkepunim me Bashkine Bajram Curri ku nderuan me pjesemarrjen e tyre Deputeti i zones Z.Besnik Dushaj, Kryetari i Bashkise Z.Agron Demushi, Drejtori i Zyres Arsimore Z.Skender Dega si dhe shume drejtues te tjere te qeverisjes vendore dhe Institucioneve te ndryshme. Ne kete aktivitet pershendeti Deputeti i zones me nje fjale rasti si dhe u vleresuan me tituj "Mirenjohje" 14 personalitete qe kane dhene kontribut te veçante per zhvillimin e arsimit ne Rrethin e Tropojes. Krahas ketyre aktiviteteve pati edhe mysafir nga Kosova te cilet zgjodhen qytetin e Bajram Currit dhe konkretisht lokalin "Real" per te festuar kete feste, siç ishin kolektivi i mesuesve te shkolles 9-vjeçare "Motrat Qiriazi" nga Komuna e Klines. Ne kete grup u ftua qe te merrte pjese edhe Kryetari i Bashkise Z.Agron Demushi. Ky staf pedagogjik ishte i shoqeruar nga Drejtori i Drejtorise Arsimore te kesaj Komune Z.Ramiz Rrusta dhe Drejtori i kesaj shkolle Z.Kriste Perlaska, te cilet perfitojme nga rasti ti pershendesim.
Nis rikonstruksioni i rruges "Sylejman Vokshi
01/03/2013
Sot filloi zbatimi i projektit per sistemimin dhe asfaltimin e rruges "Sylejman Vokshi" e cila gjithashtu perfshin edhe dy nga sheshet kryesore te qytetit tone siç jane Sheshi "Tahir Sinani" i cili ndodhet para Pallatit te Kultures "Dardania" dhe Sheshi "Dardania" i cili ndodhet para Muzeut te qytetit Bajram Curri. Ne kete fillim punimesh, perveç drejtuesve te firmes sipermarrese "GECI" mori pjese edhe vete Kryetari i Bashkise Bajram Curri Z.Agron Demushi i shoqeruar nga Zv.Kryetarja e Bashkise Znj.Hasime Gjongecaj si dhe punonjes te tjere te administrates se Bashkise. Le ti urojme pune te mbare zbatimit te ketij investimi si dhe shume investimeve te tjera te cilat priten te fillojne nga puna dita dites. Ky eshte nje shembull konkret i punes se mire organizuar te administrates se Bashkise Bajram Curri nen drejtimin e Kryetarit Z. Agron Demushi, per ti dhene nje pamje te re qytetit te Bajram Currit.
Mirëserdhet ne Faqen Zyrtare te Bashkisë Bajram Curri!
Kjo faqe mundesohet nga Rinia ne Sipermarrjen e lire . "Youth in Free Initiative" organization web page: www.rsl-al.org e-mail: rslorg@yahoo.com mob: +355 68 36 51980 / 68 2095148 tel/fax: +355 2422 3113 address: L4, Godina e Kryqit te Kuq, Kukes Albania

