Resurset Natyrore

Geshtenja e Tropojes

* VLERAT E PEMES SE GESHTENJES *
- Pema e gështenjës është vlersuar dhe ka paraqitur interes shumë të madh ekonomik për popullsinë për arsyet e më poshtëme :


  - a ) - Për lëndën drusore që ka gjetur përdorime nga më të ndryshme gjatë  gjithë jetës së njeriut që fillon   nga shtrati foshnjës , ( Djepi ) , dhe përfundon  në varr , me  mbulimin me  dërrasat e gështenjës . Dërrasa e gështenjës në trevat ku rritet është elementi bazë i ndertimit dhe pregaditjes së orendive të nevojshme në familje , si ndertimi i magjes së miellit dhe gatimit të bukës , në kuti dhe arka për mbajtjen e produkteve ushqimore , në hambar, në ndërtimin e koshave ,lesave , trinave , shportave , krozhnave , në ndërtimin dhe rrethimin e ballkoneve , në thurjen e arave , livadheve , bahçeve , në krijimin e vreshtave , në rrethimin ,  në stilimin dhe modelimin e oborreve , në ndërtimin e plevicave për blegtorinë , në ngrehina dhe ndërtime të ndryshme , në ndërtimin , meremetimin , plotsimin me të gjitha orenditë e mbrëndshme të banesës së tyre , në ndërtimin e kateve dhe fuçiave , vozgave ,e të tjera përdorime të pa fundme . që shpesh druri i gështenjës , për gamën e gjërë të përdorimit , ka shërbyer si një haraç .
  - b) - Fruti i Gështenjës pasi është kryer eksplorimi i përgjithshëm i vlerave ushqimore , kurative dhe proteinike të pa zëvëndësueshme , merr avantazhin e drurit , me qënëse në shumë momente shërbeu si ushqim kryesor , duke ju dhënë një ndihmë të madhe shumë familjeve në vënde të ndryshme të botës , duke kompensuar mungesën e bukës . Në respekt dhe vlerësim të frutit të shënjët  gështenjës , shumë vende Europiane kanë caktuar daten 11 nëntor , si festë të gështenjës , duke e quajtur atë "Pema e Bukës ", dhe "Pema e jetës" dhe nga kjo datë , pronarët i lënë të lirë të varfërit dhe ata që nuk e kanë këtë pemë , të hyjnë në pronat e tyre dhe të mbledhin frytet gështenjave të mbetura . 
- Èshtë llogaritur që një pemë gështenje e rritur , në një sezon sjell fitim pronarit mes 40 dhe 60 euro , në një vit me frutifikim normal mesatar , theksojmë se pema e gështenjës është dru shekullor .
- c ) - Vlera dhe përdorimi mjeksore i gjetheve të gështenjës , çaji i pregaditur nga gjethet e thara , shërbejnë për kurimin e kollës së mirë , për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes , të reunatizmës , çdo forme të dizenterisë edhe në rastet me hemorragji:ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçrisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.
- Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të .
- d) - Mjalti i gështenjës është shumë kurativ dhe ndihmon tek gastriti, mbron melçinë dhe i kontribuon qarkullimit më të mire të gjakut..Por mjalti i prodhuar nga lulet egështenjës ka një natyrë specifike biologjike për të parandaluar zhvillimin e sulmeve të baktereve në organizmin e njerëzve dhe është përdorur tradicionalisht për të mbuluar plagët kronike, djegëjet dhe ulçerat e lëkurës, pikërisht për shkak të veprimit antibacterial.


- e) - Gështenja kjo pemë e fuqishme që ndikon dhe vepron në mënyrë vendimtare mbi ambientin ku rritet , mbi mjedisin ekologjik, mbi drejtimin dhe përspektiven e habitateve që e shoqërojnë dhe duke siguruar pasurimin dhe mbrojtjen e plotë të tokës mbi të cilën vegjeton .
- ë ) - Edhe pse shumë shpesh mendohet si një kulture ushqimi, fryti i ëmbël gështenjës , lëvorja edhe degët e rinjë janë një burim i mirë i taninit dhe këto kanë një veprim të dobishme në trajtimin e gjakderdhjeve, diarresë etj gjethet dhe lulet janë anti-inflamator , expektorant dhe tonik.
- f) - Mielli, i prodhuar nga gështenja gjën përdorim të gjërë në industrinë ushqimore , në prodhimin e ëmbëlsirave , çokollatave dhe pjekurinave të ndryshme ushqyese . Mielli është i pasur me sasi të mjaftueshme të sheqerit që arrin ne 25.4% .Mielli i gështenjës është përdorur në shumë vënde të ndryshme për gatim buke sa që gështenja konsiderohet si buka e të varfërve .

Per informacion me te zgjeruar per masivin e geshtenjes ne rrethin e Tropojes, klikoni ketu.

Informacion per geshtenjen e Tropojes

Pasurite dhe vlerat minerale te geshtenjes

Vlerat dietike dhe kurative te saj

Siperfaqja me geshtenja ne rrethin e Tropojes

Informacion per Mollet, Kumbullat, Boronicat etj.

Pasuri tjeter natyrore e rrethit tone jane edhe bime te ndryshme mjeksore kliko ketu